Echo Valley (2025)

Echo Valley (2025)

Kejt ka një fermë kuajsh që mezi e mban dhe në anën tjetër ka burrin e divorcuar që nuk i beson ideve të saja si për biznes ashtu edhe për rritjen e bijës së tyre, e cila ka probleme me narkotikë.

Kur Kller, e bija pra, vjen një ditë në shtëpi, ajo sjell me vete telashet e problemeve të saja të cilat Kejt duhet t’i rregullojë me shpresën që jeta e saj, të kthehet në binarë.

Kejt është Julianne Moore, e Kller është Sydney Sweeney. Domhnall Gleeson vjen në rolin e Xhekit, të cilit Kller i ka shumë borxhe, të cilat duhet t’i paguajë e ëma, që mos të zbulohet sekreti.

Filmi është i kotë, i mërzitshëm, i rëndë për t’u përtypur, dhe për të duar fytyrën e pikëlluar dhe depresive të Julianne Moore, e cila assesi nuk ka gjetur dhembshuri kësaj radhe te unë, për dallim prej filmave si “Still Alice,” për shembull.

Fundi është interesant, dhe i papritur për mua, por nuk di a ia vlen të kalohen 90 minuta kotësi për një film goxha të mirë.

“Echo Valley” është film tepër i errët edhe vizualisht, pa ndonjë skenë a histori të rëndë, por shumë depresiv. Nota personale: 2/5