Elf (2003)

Elf (2003)

Në Polin e Veriut, në mesin e shumë elfëve të madhësisë normale, gjendet edhe një gjigant, Badi, emri i të cilit vjen nga pelenat në të cilën gjendet kur del nga thesi i babadimrit.

Vite më vonë, kur mëson të vërtetën për prejardhjen e tij, e mbi të gjitha që babai i tij i vërtetë është në listën e personave jo të mirë, Badi vendos të shkojë në Nju Jork për të kthyer të atin në rrugën e drejtë.

Si çdo elf, rrugëtimi për i Badit nëpër Nju Jork është i jashtëzakonshëm, dhe nëse nuk iu është dëshmuar qysh në fillim që ky është një film klasik i përhershëm i festave, atëherë ky udhëtim do të vulosë këtë epitet.

E këtë e bën fakti që Will Ferrell luan rolin e Elfit, e që është përzgjedhja e përkryer për këtë rol.

Ndonëse Will Ferrell nuk ka nevojë për dikë tjetër në skenë që të “ndezë atmosferën,” takimi i tij i parë me James Caan, babanë e “prishur” e deri te skenat me Zooey Deschanel, Peter Dinklage, e mbi të gjitha harmonia skenike me të madhin Bob Newhart, veçse që hijeshojnë këtë film.

Me plot skena komike të inspiruara nga naiviteti i Elfit në botën njerëzore, Elf më shumë se një komedi, është edhe një aventurë familjare festive me një fund të këndshëm që e bën këtë film ndër më të mirët e këtij zhanri. Nota personale: 5/5