Në nëntë filmat e serisë Fast and Furious kemi pasur shumëllojshmëri të budallallëqeve që s’kanë kurrfarë logjike për një film që pretendon të jetë i realizuar në një ambient aktual!

Sigurisht, çmenduria më e madhe është pista e aeroportit Prishtinë-Prizren! Marrë parasysh sa kanë paguar ish-pushtetarët për asfalt, kushedi sa do të kushtonte një aeroport aq i gjatë! Edhe në fund të shkatërrohej prej familjes së Dom Torretos!

Nejse, pse Tokyo Drift është më i miri?

Shumë lehtë – nuk e ka Vin Diesel!

Edhe asnjërin prej familjes së tij!

Filmi nis si çdo film i atyre dy dekadave që puthen në ndërrimin e mileniumit – disa adoleshentë bëjnë probleme, i biri i pasanikut shpëton, ky ‘talenti’ dërgohet në Japoni!

It’s only Mondaaaay!

Pos kësaj kënge, filmi ka edhe nja dy tjera që e bën me kolonën zanore ndoshta më të mirën të franshizes, ndërrimi i ambientit me një kërcim matanë paqësorit që nis të shfaqet në hyrjet në shkollë, për të vazhduar me ngjashmëritë e nëntokës, prishja e radarit të policisë, borxhet që lahen me gara veturash, e deri te momenti i fundit që e prish krejt filmin, Tokyo Drift është film i kënaqshëm!

Lucas Black përshtatet me rolin e tij, njëjtë si Nathalie Kelley që përshtate me të, e Sung Kang në rolin e Hanit, Hai cili deri sot mbetet ndër pak karakteret simpatike të kësaj franshize!

Sigurisht që ky film është ndër më të dobëtit për fansat e kësaj franshize, por për neve tjerëve, ka qenë më i miri deri te Fast X! Nota personale: 3/5