Flight Risk (2025)

Flight Risk (2025)

I fshehur në Alaskë, Uinstoni është një kontabilist që tash punon si informues kundër ish-shefit të tij, familjes Moreti. Ai kapet në fillim të filmit nga Madolin Harris, e cila është përgjegjëse për të dërguar atë të sigurt në Nju Jork, ku ai do të dëshmojë kundër ish-shefit të tij.

Në kërkim të një mjeti transporti, atyre u ofron shërbimet Darilli, një amerikan nga Teksasi që jeton në Alaskë, e që përshtatet për mrekulli me Mark Walhberg.

Aftësitë e Mark Wahlbergut i dimë të gjithë, por ai këtu vjen me një formë që nuk e kemi parë ndoshta kurrë – tullac!

Udhëtimi i tyre drejt Nju Jorkut do të jetë goxha i tensionuar për shkak të kushteve atmosferike, pengesave që u bëhen nga faktorët e jashtëm – moti, qendra komanduese ajrore; si dhe nga faktorët e brendshëm – kurrë nuk është lehtë të transportosh një dëshmitar kundër një krimineli, siç e kemi parë në shumë filma.

“Flight Risk,” është film i thjeshtë, i shkurtër – 90 minuta, dhe pjesa më e madhe e ngjarjes zhvillohet në aeroplan, që kërkon aftësi të mëdha aktrimi, e pos Mark Wahlbergut në rolin kryesor, Michelle Dockery (Llejd Meri nga Downton Abbey) e Topher Grace (Eriku nga That ‘70s Show) vijnë në rolet tjera kryesore si policja dhe kontabilisti.

Është goxha film argëtues, por dikujt mund t’i duket pak i kotë për shkak të temës, si dhe ka disa skena pak të tepërta, por besoj që këta 90 minuta ia vlejnë për fundin që ka. Nota personale: 4/5