Vëllai i babadimrit është lënë të sorollatet në Nju Jork duke bërë lloj-lloj pune derisa babadimri shijon jetën në Arktik. Larg nga atje, filmi i David Dobkin, me skenar të Dan Fogelman përqendrohet në jetën e Fredit, vëllait të Nikut.
Kur has në telashe, Fredi në pamundësi për të paguar lirimin, i kërkon ndihmë vëllait të tij, por ai e detyron që të paguajë borxhin duke punuar në Polin e Veriut.
Kështu, Fredi, një burrë që gjithmonë ka urryer festa, kryesisht nga xhelozia për vëllanë, shkon në Polin e Veriut në një ambient të hareshëm e festiv që nuk përshtatet aspak me karakterin e tij. Aty ai duhet të durojë të gjithë elfët e punëtorët e zellshëm së të vëllait.
Vince Vaugh luan në rolin e Fredit, e Paul Giamatti është babadimri. Rachel Weisz, Elizabeth Banks, e Kathy Bates janë ndër emrat tjerë që për çudi e kanë bërë këtë film të jetë një dështim në kinema.
E për qejfin tim, ky është një nga dy klasikët e Vince Vaughn (bashkë me Four Christmases) që sjell një atmosferë festash me emra e histori të veçantë dhe mirë të ndërtuar. Ndoshta është mënyra më e mirë për të mbyllur këtë sezon të filmave festiv në këtë janar të tretë të këtij viti! Nota personale: 3/5

