A ju doket vetja të rrethuar me NPC ndonjëherë?
Diqysh secili jemi karakter kryesor në historinë tonë, po edhe ata që nuk kanë kurrfarë rëndësie në jetën tonë, diqysh e kanë botën e vet ku janë karakter kryesor.
Kështu, kur nuk ke çka me bo, në autobus, mendon për jetën e tjerëve, qysh e çka janë, e sidomos kur ja nisin me të tregu historinë e tyre.
I ngjashëm është edhe karakter i Ryan Reynolds që e ka emrin thjesht “Guy.”
Ai është një NPC në lojën Free City, i pavetëdijshëm që është karakter i një videoloje. Domethënë si këto The Sims 4, të cilat shpenzon pare të shumta, edhe në fund prapë ia fut mod!
Jodie Comer është në rolin e Millit, dizajnere e lojës që kërkon kodin e lojës së saj, të cilën ia ka vjedhur ish-ortaku i saj, e Stivi i “Stranger Things” është në këtë rol.
Dhëndri jonë, Taika Waititi vjen si CEO i kompanisë pronare, e Channing Tatum është avatar në lojë.
Pjesa më e madhe e historisë zhvillohet në lojë, dhe për qëllim ka një karakter NPC kur provon të bëhet karakter kryesor. Diqysh sikur ndonjë djalë kur provon me dal prej friendzone, e njëkohësisht rrezikon të bllokohet! Ose edhe bllokohet, nëse është si autori i këtij shkrimi!
Filmi është i mirë, i këndshëm, aktorët janë në nivel, historia mbresëlënëse, e ëmbël.
Është film i lezetshëm, nuk vonon shumë, vjen nga regjisori Shawn Levy, i cili ka pasur disa projekte me Ryan Reynolds pastaj – The Adam Project, Deadpool & Wolverine. Nota personale: 4/5

