Sporti është “droga” më e rrezikshme, por nëse sporti është i tillë, çka nuk është “opium për masën”?
Futbolli si sport ka lindur pas revolucionit industrial ku në qytetet me industri në zhvillim, punëtorët në kohë të lirë kanë provuar të gjejnë mënyra rekreative për të kaluar kohën. Ndërkohë, klasa borgjeze, për të ruajtur formën e kriketit, i janë lëshuar futbollit dimrit.
Një tjetër lloj i futbollit, ai amerikan, është sporti që karakterizon stinën e vjeshtës, para se t’i lë hapësirë bejsbollit me ardhjen e pranverës. Dhe larg 32 ekipeve profesioniste, janë qindra nivele të garave shkollore nga universitetet më të mëdha deri te shkollat e mesme, e të cilat ndeshjet i zhvillojnë të premtave.
Në një qytet të kapluar nga depresioni ekonomik por të çmendur për futbollin amerikan, në Odesa të Teksasit, shpresa është rikthyer për të fituar titullin shtetëror pas rekrutimit të depërtuesit Bubi Majls. Por, në fushë janë 11 lojtarë, por lëndimi i njërit shpesh di të prish sezonin, e zëvendësimi mbetet goxha mision i vështirë.
E mbi të gjitha, skuadrat kanë nevojë për një lider të vërtetë jashtë fushe, e në këtë rast ai është trajneri Geri, i portretizuar nga Billy Bob Thornton. Connie Britton, Amber Heard, Lucas Black, e Derek Luke vijnë në rolet tjera, me regji të Peter Berg.
Filmi është zor të gjejë vend te fansat jo-amerikan, por më thellë është një dramë për një vend pothuajse rural, me një ekonomi të vështirësuar, që shpresën e sheh si shumëkush, te sporti, për të harruar të gjitha mjerimet e jetës.
E premtja, e vikendi, do të duhej të ishin në përkrahje të sportistëve lokalë, pavarësisht sportit e nivelit të garave. Edhe te ne, sepse si askush, ne kemi nevojë për të zhvilluar sportin. Ndoshta inspirimi do të duhej të vinte nga filmat.
Një kësi filmi është ky, ndonëse ka shumë arsye që mund të mos fle për ne. Besoj që seria është më e mirë, por edhe shumë më e gjatë. Nota personale: 3/5

