Janë të paktë filmat që bazohen në këngë, e edhe më të paktë të suksesshëm sa që nuk i humbin fare jehonën këngës.
I tillë është filmi për dordolecin Frosti, i cili vjen në jetë pasi fëmijët i vendosin kapelën e një magjistari të dështuar.
Por, si çdo dordolec, as ky nuk arrin të përballojë nxehtësinë, dhe kështu fëmijët detyrohen ta dërgojnë aty ku ka borë vazhdimisht – në Polin Verior.
Në këtë rrugëtim ndodhin shumë gjëra, që e përmbushin filmin për 25 minuta sa zgjat, duke e kthyer në një klasik të pashuar festash, një animacion që gjithmonë ka hapësirë në programin e festave tona.
Klasik i paharrueshëm. Nota personale: 5/5

