Në filmin e fundit të Kemal Sunal si nxënës në klasën “Hababam,” ndodhin shumë gjëra që nuk i presim as Mahmut drejtori, por as ne!
Së pari, kemi një mësues që më kujton ditët e para si mësimdhënës kur e vetmja gjë që më dallonte nga nxënësit ishin mjekra dhe veshja!
Qysh në fillim, mësuesi i ri i gjuhës vjen me diçka të ndaluar – mustaqet, por që për shkak të moshës nuk dallohet nga mësuesit e stafi. Kjo shkakton një lëvizje trajektores së filmit me axhamillëkun e mësuesit të ri i cili mendon se të rinjtë janë të drejtë në krahasim me mësuesit e vjetër!
Pas fillimit pak të parehatshëm, gjërat kthehen në binarë.
Për shkaqe ekonomike, pronari sjell katër nxënëse në klasën Hababam. Nga fillimi, fillon lufta e ftohtë e katër vajzave me krejt djemtë e Hababamit.
Si asnjëherë më parë, mësuesi i fiskulturës, Ekremi ka hapësirë, sa për mburrjen e tij ndaj vajzave, edhe më shumë nga mendjelehtësia. Si përfundim, Hababami përfundon në kamp fundjave, ku vazhdon “lufta” e ftohtë mes djemve dhe vajzave, por këto të fundit gjejnë një “vrimë” për të qenë një hap para djemve.
Është një finale e mrekullueshme me Shabanin që si asnjëherë më parë është në qendër të vëmendjes, nga të qenit futbollist deri të qenit në kazanin e drekës! Nota personale: 5/5

