Rreth një dekadë më parë, me David Mitchell në rolin kryesor, pati filluar transmetimin “Upstart Crow,” një komedi me satirë tipike britanike që sillte Shekspirin në një ambient komik derisa provonte të krijonte kryeveprat e tij, gjithmonë në luftë me rivalin e përhershëm – Robert Grin.
Nga krejt episodet komike, njëra nga episodet, ose më mirë të them një pjesë, një monolog, pati devijuar nga komedia duke kaluar në një skenë emocionale, e perfeksionuar nga Mitchell!
E njëjta temë vjen në filmin “Hamnet,” veçse tash më gjatë e më e shtjelluar, dhe në vend të Shekspirit, hapësirën kryesore e ka Agnesa.
Filmi është i mirë, i bukur, aktrim i këndshëm, karaktere të dashura.
Mirëpo të shkatërron!
Të gjitha këto që përmenda një fjali më herët krijojnë një kurth që të rrënon zemrën në pjesën më të madhe të filmit, dhe për fund të sjell një kurë që të përfshinë të gjashtë etapat e vuajtjes që përjeton njeriu, ose ashtu pretendohet.
Dhe për këtë, meritë të madhe kanë Chloe Zhao që bën regjinë dhe skenarin, për mrekulli, e Paul Mescal me Jessie Buckley në rolet kryesore të cilët përballen me tragjedinë dhe mënyrën si të ecin para nga ajo.
“Hamnet” nuk ndihet, nuk përjetohet nga të gjithë, por është një shfryrje, një puhi kuruese, për ata që mund të lidhen me tragjedinë që ngjan në film, në një mënyrë a tjetrën. Nota personale: 5/5

