Kur jemi te vajzat e “këqija,” atëherë zor që ia kalon dikush tri shqotave te filmi me emrin e tyre ‘Heathers’.
i bërë si e kundërta e filmave gjimnazistë të viteve të fundit të Luftës së Ftohtë dhe 90tave revolucionare, “Heathers” ndjek tri vajza me të njëjtin emër, Heather, e që është emri i vajzave të popullarizuara të shkollës, në të cilën ato sundojnë, porse i bie hise Veronikës që të ndreq rendin shoqëror dhe të zbulojë misteret e kësaj shkolle.
E misteret janë nga më të çuditshmet dhe të mistershmet, që e bën këtë film të çrregullt në çdo aspekt.
Filmi nis me një shaka të pakripë që Heathers detyrojnë Veronikën ta falsifikojë shkrimin e një djali të popullarizuar për t’i shkruar letër njërës nga vajzat jo aq të dashura në shkollë, e përfundon me ngjarje të papritur dhe një linjë “mbretërore.”
Filmi është i mbushur me linja, citate të qarta, të cilat mbijnë nga asgjë, ashtu si edhe ngjarjet. Në moment je duke dëgjuar muhabet vajzash dhe në tjetrin nxirren armët.
“Heathers” nuk është parodi, por është diçka që sfidon kufijtë e normales me imagjinatën njerëzore, në një ambient që sa të duket real, del nga shinat për të devijuar në limitet e normales.
Winona Ryder e Christian Slater vijnë në rolet kryesore me Kim Walker, Lisanne Falk, dhe Brenda e Beverly Hills, Shannen Doherty janë në rolet e Heatherave.
Sot, “Heathers” është një film kult, i ndezur goxha shumë me trendin e tiktakut gjatë viteve të pandemisë, dhe ndër filmat kryesor me vajza “të liga.” Nota personale: 3/5
