Highest 2 Lowest (2025)

Highest 2 Lowest (2025)

Bazuar në filmin e Akira Kurosawas “High to Low,” dhe novelës së Ed McBain të po asaj periudhe, “King’s Ransom,” Spike Lee provon të sjellë një vepër të re, që nuk është kopje sa inspirim, por në një periudhë moderne, të diçka që përshtatet me ambientin ku ai jeton!

King është një producent muzikor i cili dëshiron të kthejë kompaninë e tij muzikore në vend se të blihet nga rivalët. Për këtë, ai jep një garanci parash, por që po të njëjtën ditë, merr një telefonatë që i kërkon po aq para për t’i liruar djalin e rrëmbyer!

Tash, në këtë moment, mendon që këto dy gjëra janë të ndërlidhura. Dhe ky mendim veç sa shkon e bëhet më kompleks kur zbulohet identiteti i të rrëmbyerit, që vë në lajthitje karakterin e Kingut.

Kingu portretizohet nga Denzel Washington, i cili rikthehet për të punuar në një projekt me Spike Lee pas gati 20 viteve. Jeffrey Wright, Ilfenesh Hadera, e ASAP Rocky vijnë në rolet tjera.

Filmi është i gjatë, shumë i gjatë për temën që shtjellon, ose më mirë thënë, nuk shtjellon. Në momentin e lartpërmendur kam pritur shumë më tepër, dhe kjo më ka zhgënjyer në fund.

E në fund, gjëja më interesante nga ky film ndoshta është skena ku Denzel Washington, më mirë të them, reciton rep! Nota personale: 2/5