Hot Fuzz (2007)

Hot Fuzz (2007)

I dyti në trilogjinë e Edgar Wright, filmi për një polic shumë të përkryer për Londër, që dërgohet në fshatin më të qetë e të sigurtë në Angli, Sandford, mund të jetë ndër komeditë më të mira britanike të këtij shekulli, deri tash.

Filmi ka gjithçka që duhet të ketë një film me komedi britanike – karaktere të çoroditura, që nuk përshtaten me njëra-tjetrën, por përmbushin për mrekulli boshllëkun që lë tjetri për të përfunduar në një kombinim të përkryer përkundër se janë figura të ndryshme.

Figurë e ndryshme, prishëse në fakt, është Nikolas Anxhel. Duke qenë një polic i përkryer në Londër, ai ngarkohet me detyrë në vendin më të qetë në Angli, ku nuk ndodh gjë.

Ose së paku nuk ndodhte gjë deri kur Nikolasi fillon të hallakasë aty ku nuk shikon askush, ndonëse gjithçka duket. Por, për të ruajtur epitetin e vendit më të sigurtë e më të qetë në Britani të Madhe, banorët kthehen në injorantë.

Tash, është radha e Nikolasit të bindë lokalet, nga kolegu i tij, Dani Batermen, deri tek inspektori e babai i Danit, Frenku. Në këto role vijnë Nick Frost e Jim Broadbent, e në rolin e Nikut është Simon Pegg, me njërin nga rolet më të mira të tija.

Në role tjera vijnë Bill Nighy, Timothy Dalton, Paddy Considine, Olivia Colman, e edhe Cate Blanchett e Peter Jackson si babadimër kanë momente para kamerës.

“Hot Fuzz” është komedi tipike britanike, me karaktere të hallakatura, e një fotografi e regji fantastike. Nota personale: 5/5