Më pëlqen injoranca ndaj “zhvillimeve” të fundit në botën e “shoubizit.”
Dhe nganjëherë kjo injorancë më kushton me humbje kohe si në rastin e këtij filmi.
E këtë film e kam filluar vetëm se nuk kam ditur emrin origjinal të “the weeknd.”
Kur shikon emrat tjerë, sheh Jenna Ortega dhe Barry Keeghan, të cilët nuk janë edhe pa potencial. Dhe me këta dy është një emër i ri në kinematografi, mendon!
Filmi nis interesant – ky i riu, këngëtari ka një episod paniku para se të perfomojë, e në anën tjetër një vajzë vendos t’i jap flakën shtëpisë së saj, dhe çuditërisht rrugët e këtyre dyve kryqëzohen si të ishte me fat!
Pastaj, bërllok!
Ky djali fillon të këndojë, e më shumë është një “pëllitje” që ofendon edhe lopët, si kukuvajkë! Dhe pastaj, duke hallakatur kush është ky “këngëtari” e zbulon të vërtetën, por vendos ta shikosh deri në fund për kureshtje, por në fakt del veç kokëdhimbje! Nota personale: 0/5

