Siç ndodh zakonisht në filmat e tretë, e shpesh edhe më herët, edhe te ky vazhdim i “Epokës së akullnajave” kemi “rehatimin” e Menit dhe Ellit, të cilët presin foshnjën e parë, pas ngjarjeve në filmin e dytë.
Në krejt këtë muhabet, Sidi kërkon të krijojë familjen e tij, dhe zgjedh rrugën më të shkurtër – adopton tri vezë dinosaurësh, të cilat përfundojnë me probleme për të kur rrëmbehet nga nëna e vezëve.
Tash, ju duhet shokëve të shkojnë të shpëtojnë Sidin nga dinosaurët, nga edhe vjen titulli i filmit, ku kemi arritur epokë pas epoke.
Filmi vazhdon të mbetet në nivel me dy filmat e parë, me transformimin e historisë që përshtatet me ecurinë, si dhe përmirësimet në aspektin vizual. Karakteret janë të njëjtat, e prurjet e reja, sidomos karakteri i Bakit, që vjen nga Simon Pegg, i njohur si njëri nga aktorët më komik në Angli, sjell freski edhe në humorin e filmit.
Me përfshirjen e më të rinjve, fëmijëve të karaktereve, filmi merr më shumë karakter familjar e emocional, që prapë, është në drejtim të duhur si filmi i tretë në seri. Nota personale: 4/5

