Nga njëri prej artistëve që ka kontribuar në titujt më të mëdhenj të Pixar, Alex Voo, vjen debutimi i tij si regjisor e skenarist, “In Your Dreams,” tash në Netflix.
Ky film i animuar ndjek historinë e motrës dhe vëllait, Stiv dhe Eliot, të cilët provojnë të gjejnë rrugën te realizimi i dëshirave të tyre me anë të ëndrrave, aty ku duhet të gjejnë rrugën te Sandmani i cili do t’u plotësojë dëshirat.
Karakteret nuk duken të pëlqyeshme, ashtu si zërat, dhe ndoshta kastingu e ka zhgënjyer këtë film, që në pjesën teknike duket në rregull. Por, pjesa artistike disi mbetet larg një filmi të mirë.
Craig Robinson, Simu Liu, Cristin Milioti vijnë si zërat e të rriturve, bashkë me Omid Djalilin si Sandman. Por, megjithatë, nuk kam arritur të gjejë diçka që do të më mbante me qejf të lidhur me filmin, ndonëse duket i pëlqyeshëm nga masa. Nota personale: 2/5

