“Nëse nuk zbret në momentin që e kupton nga autobusi i gabuar, bileta e kthimit, veç çka shtrenjtohet me çdo stacion që mbetet mbrapa.”
Në një farë udhëtimi të tillë isha unë me këtë film, (audio)librin në të cilin është i bazuar e kam braktisur për mungesë kohe edhe zhvillim shumë të ngadalshëm të ngjarjes.
E libri i mirë shihet në kapitullin e parë, porse dikush vendos ta injorojë. Edhe kështu, si libri edhe filmi, me çdo moment që kalon veç çka shkon e të prishë nervat.
Për dallim prej librit, veç për me qenë i drejtë në vlerësim, filmin e kam përcjell deri në fund, ndonëse ka qenë ndër përvojat ma të mundimshme që kam pasur në filma viteve të fundit.
Edhe problemi im është tek historia që shtjellohet.
Diqysh, të vjen një vullnet me nxjerr flamurin si Avnija te Kafeneja Jonë, edhe me ja vendos para televizorit – neurologu RED FLAG, po kujt?!
Dy orë nuk janë aq shumë kur krahason veten njerëz që tash nguliten para televizorit edhe i fusin katër shifra për me pa bërllok!
Për ata që nuk e kanë kqyr, filmi tregon Lilin (Blake Lively), fëmijë e një martese të dhunshme, e cila kompenson këtë duke u kujdesur për Atlasin, një fëmijë në situatë edhe më të rënduar. Vite pasi janë ndarë rrugët, ata takohen përsëri, por Lili është në lidhje me neurologun, i cili i thotë qysh në takimin e parë që nuk osht burrë i mirë, po prapë, si krejt çikat – I CAN FIX HIM!
E ju që e keni e keni lexu… Pse?
Aktrimi nuk është i keq, sidomos Blake Lively e cila luan rolin e përkryer për karakterin e saj, disi i shkon për shtati! Njëjtë edhe atlasi e ai haberi!
Nota personale: 1/5
p.s. ajo thënia në fillim ka qenë gjyshes së dikujt në tiktak, të cilën sigurisht nuk e gjeni te tiktokerat tanë

