Ndoshta filmi me fillimin më të mirë të viteve të fundit nga bota e animuar e DCU, duhet të jetë ky.
Njerëz të thjeshtë, rrugës për në shtëpi, nëpër apartamente, e duke kryer punë të përditshme, fillojnë të sulmohen nga krijesa të frikshme, djallëzore. Por, realiteti është ndryshe nga sytë e tjerëve, dhe këta njerëz në fakt po vrasin njerëz tjerë të pafajshëm.
Justice League i përvishet rastit dhe mëson se magjia është burim i këtyre krimeve, me të cilin përfundim nuk pajtohet Betmeni. Kur merr një mesazh në shtëpinë e tij, ai fillon të kërkojë Konstantinin.
Veç atëherë fillon hetimi i kësaj dukurie që sjell disa nga karakteret që e bëjnë këtë film njëmend të errët, jo vetëm nga e kaluara e këtyre karaktereve. Pos Betmenit, janë edhe Supermen, Wonder Woman, Green Lantern, Kontantini, Deadman, e të tjerë për një mbledhje të plotë të dy anëve të Justice League.
Në zëra janë emra të njohur për fansat e këtyre filmave të dekadës së kaluar si Jason O’Mara, Jerry O’Connell, e Rosario Dawson. Pjesa vizuale është e përshtatshme me ngjarjen e temën, e krejt këto bashkë nuk lënë hapësirë për zhgënjim duke ofruar një adaptim të kënaqshëm të këtyre superheronjve.
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë film është pjesa mbinatyrore, magjia e mitologjia, që mishërohen me natyrën e heronjve, duke sjell një anë tjetër, më pak të elaboruar të DC nëpër filma. Nota personale: 4/5

