Toni Soprano nuk i është frikësuar askujt, pos nanës së tij!
Si kulturë është te populli italian që nana është autoriteti më i madh në këtë dynja!
Kjo kulturë nuk vlen tek amerikanët, edhe kështu Eriku, një biznesmen amerikan, udhëton në Itali ku e bija e tij, Olivia ka vendosur të shpenzojë të gjitha paratë e saja në një vilë, e cila kërkon rinovim.
Me Xhejkun e “Scandal,” Scott Foley, në rolin kryesor, dhe emra tjerë të panjohur për mua, por të cilët bëjnë punë të mirë në portretizimin e roleve të tyre, aktrimi është i përshtatshëm me temën.
Me të ardhur në Itali, Eriku (Foley) provon të bindë të bijën që të ndërrojë mendje, e ndërkohë fillon të adaptohet me kulturën vendore si janë tri plakat që tërë ditën rrinë e shikojnë punët e huaja.
Pjesa e dytë sjell pak paqartësi në planet e babait dhe bijës së tij, por gjithmonë në shina të një dramë familjare me tendenca për romancë. Mbi të gjitha, ka të bëjë me këtë trendin e rindërtimit të ndërtesave të vjetra në diçka moderne, si shumë seriale realit.
Është një film i lehtë për një të diele ku nuk keni çfarë të shikoni. E fansat e Italisë, si vend dhe kulturë, nuk guxojnë ta humbin. Nota personale: 2/5

