Tomi është një vrasës me pagesë, por shumë në qejf me veten.
Si një britanik tipik, ai refuzon të vendos syze, dhe kjo i kushton duke vrarë familjarin e një krimineli të Londrës, nejse kushëririn e gruas a diçka të tillë.
Dhe kjo ndodh me një humor tipik anglez – viktima i tregon kush është, Tomi, për shkak se nuk mban syze, refuzon ta pranojë këtë dhe pas disa të shtënave nga afërsia e kryen punën e tij.
E kjo i kryen edhe karrierën, dhe duhet të kalojë një oqean e një kontinent të tërë për tu vendosur në Los Anxhelos, ku vazhdon profesionin e njëjtë. Tash ai është punëtor i Bensonit (Ljuit Llit i Suits), i cili medoemos dëshiron që t’ia lë zanatin e tij të birit, i cili merret me lojëra me kostume e diçka të këtillë.
Tash, i mbetet Tomit t’i mësojë zanatin të birit të Bensonit, me qëllim që ky i fundit t’i sigurojë një favor.
Josh Duhamel vjen në rolin e Tomit, Rick Hoffman është Bensoni, e Aidan Gillen – Peter Bejlishi i Game of Thrones është ai tipi që ndjek Tomin prej Londrës. Është komedi, as nuk do ta quaja të errët pos për ngjarjet që ndodhin natën në terr, tipike britanike, goxha argëtuese për fansat e këtij zhanri. Më ka befasuar për të mirë. Nota personale: 3/5

