Trilogjia e Peter Jackson për “Middle-Earth” është ndër koleksionet më të mira në histori të filmit.

Në “Kthimin e Mbretit,” për 4 orë e 23 minuta në versionin e zgjatur të filmit, çdo gjë fillon dhe mbaron me fundin e merituar, nga skena e parë e peshkimit të unazës deri në momentet e fundit para epilogut.

Aq shumë detaje, aq shumë ngjarje trajtohen edhe prapë në fund mbetemi duke kërkuar më shumë, ndoshta një shtrupëzim në universin e Tolkienit. Dhe ky univers, me të gjitha errësitë e tmerret që vijnë në ekran, prapë merr një ngjyrë ndezëse duke sjellë momentet e vëllazërisë në një unitet që na kujton mësimin e fundit nga heroi ynë kombëtar.

E vëllazëria, në aventurën e fundit, janë të vendosur të mbyllin çdo çështje, nga përballja me Sarumanin, në ndjekje të aleancave të reja për mbijetesë, e deri te festat që i japin një anë më pozitive jetës së karaktereve të cilat udhëtojnë drejt një fundi që duket i pashmangshëm.

Aktrimi është fenomenal, nga dyshja Ian McKellen e Christopher Lee, deri te Billy Boyd në rolin e Pipinit. Të gjithë këta emra ndihmojnë në rrëfimin e njërës nga historitë më të mëdha të adaptuara në film.

Mbi aktrimin është pjesa vizuale, që ndonëse mbi dy dekada më parë, mbetet e mahnitshme për kohën e realizimit e që edhe sot është sfidë për dikë që provon të bëjë diçka të ngjashme.

Si dy filmat e parë, The Return of the King nuk ka mungesë të betejave, të cilat tash vijnë në ekran në nivel me rëndësinë që kanë derisa i afrohemi finales së madhe. E në anën tjetër kemi Frodon dhe Semin, të cilët shpesh mund të na duken si shpërqendrim i panevojshëm, por krejt këto janë një gërshetim i shkëlqyer i rrëfimit që edhe nëse e shikojmë versionin e “regjisorit,” nuk na bëhet bajat.

The Return of the King është ndoshta finalja më e mirë e ndonjë trilogjie, a serie më të gjatë filmave. Është një nga veprat artistike më madhështore në histori të njerëzimit deri më sot. Nota personale: 5/5