Një shembull i qartë pse nuk duhet t’ju besohet notave në imdb është seria që urrehet vetëm pse është e Amazonit!

Sezoni i dytë i Rings of Power, që vazhdon të shtjellojë Sauronin dhe origjinën e unazave, veç çka është ngritur në cilësi prej sezonit të parë.

Ky sezon ka qenë edhe më i lehtë për t’u tajitur marrë parasysh se tash veç i dimë “sekretet” që shkon duke u zbuluar edhe karakteri i dytë kryesor në fund të sezonit, si dhe qysh mbërrijmë te emri Gandalf!

Skenari, rrëfimi është po zhvillohet mrekullueshëm duke hedhur nga një farë që me kalimin e episodeve po kthehet në një kombinim të mrekullueshëm, që në raste edhe të lë pa fjalë. Kjo e fundit zakonisht është burim i realizimit epik vizual që nuk le gjë për të dëshiruar.

Kur jemi te pjesa vizuale, kemi pasur disa skena shpërthyese nisur nga ngufatja e Sauronit prej tipave të Adarit, “zbulimi” i Gandalfit, e deri te fundi i vet Adarit.

Lum ata që fillojnë të shohin tash serinë, me dy sezone tashmë të kryera, e edhe më lum ata që do të fillojnë të shohin serinë pas katër-pesë viteve kur pritet të mbarojë historia – nëse nuk ka ndonjë porosi për sezone shtesë.

Mendoj që mbetet shumë e nënvlerësuar si seri, e që do ta veçoja ndoshta më të mirën të këtij viti. E kuptoj që është pak zor të përtypet nga fillestarët në botën e LOTR, e ndoshta është zhgënjim për ekstremin tjetër të botës së LOTR – fansat e devotshëm.

Për neve në mes, ka qenë sezon fantastik, dhe nuk dyshoj që veç sa do të shkojë e të bëhet edhe më madhështore si seri.

Sezoni i dytë i Rings of Power ka gjithçka, të realizuar për mrekulli, zhvillimin e historisë, shpërndarjen e rrëfimit, aspektin vizual, e edhe aktrimin, ndonëse disa mund t’i konsideroja si ndoshta mesatar. Nota personale: 5/5