A e dini sa zor osht m’u martu në ditë të sotit?
Aq zor sa që vendos me provu “dating-apps” edhe e vëren sa të kota janë përshkrimet e profilet aty sa që bindesh që ma shumë çifte janë bashku nëpër grupet tona se sa që kanë pagu ma shtrenjtë se Netflixi për një muaj!
Së fundmi, martesa prej dashurisë po duket si diçka që nuk është në gjenet tona. Ma shumë është sikur ai inserti prej “Newsradio” ku pronari i radios, Xhejmsi, negocion martesën me auditoren e jashtme, por që nuk del të pajtohen ku t’i kalojnë pushimet!
Probleme të pasanikëve më!
Pasanik për burrë, ose hiç – thotë Lusi, një ish-aktore, e cila tash punon si mësite me një kompani, ku në vend të aplikacioneve, ajo vetë kontrollon aplikimet për të gjetur çiftet më të përshtatura.
Primare në përzgjedhje e saj janë pajtimet mes standardeve e kërkesave që kanë beqaret.
Këto standarde nuk i ul assesi Sofia, dhe përsëri i bie Lusit ta ngushëllojë për mosgjetjen e shpirtit të saj binjak!
Në anën tjetër, Lusi është e ftuar në dasmën e nëntë të saj si mësite, ku nusja ka dyshime se mos po martohet për “qëllime të cekëta,” dhe në këtë moment Lusi takon kunatin e nuses, Herrin, një pasanik i cili i përmbush standardet e saja, por të cilit i sugjeron të provojë firmën e tyre.
Në momentin që takon Herrin, Lusi sheh se në atë dasmë, tash si kamerier, është ish-i dashuri i saj, Xhoni – i cili ende aspiron të bëhet aktor teatri.
Në mes dy zjarreve, Lusi duhet të përballet me vetveten, me mendjen, me zemrën, me gjithçka që ka ndërtuar dhe mbrojtur tërë jetën e saj!
Ashtu si mund të shihet nga titulli, filmi sjell një romancë-materialiste, mirë të ndërtuar, goxha reale, ndonëse nuk mund të them të njëjtën për disa njerëz që kam njohur, sepse ato thjesht nuk kanë parë matanë materializmit.
Celine Song e “Past Lives” bën regjinë dhe skenarin, e në rolet kryesore vijnë Dakota Johnson, Chris Evans, e Pedro Pascal. Që të gjithë bëjnë një punë të mirë, në atë që mund të jetë njëri ndër filmat më të nënvlerësuar të vitit. Nota personale: 4/5

