Miami Supercops (1985)

Miami Supercops (1985)

Nëse nuk janë në perëndimin e egër duke ndrequr të këqijtë, atëherë Bud Spencer e Terrence Hill janë në Majami duke bërë të njëjtën gjë, veçse nja 100 vite më vonë.

Kanë kaluar 7 vite qëkur ishin vjedhur 20 milionë dollarë nga një bankë në Detroit, dhe nga tre hajdutët, njëri ishte zënë, tjetri ishte gjetur i vdekur, dhe i treti ishte zhdukur, ashtu si paratë.

Tash, Dagi (Terrence Hill) është agjent i FBI-së dhe polic në Nju Jork, e Stivi (Bud Spencer) është instruktor helikopterësh në Tampa të Floridës. Të dy thirren për të hetuar përsëri rastin, por tash shtiren si policë në Majami, aty ku dyshet se i treti hajdut ka fshehur 20 milionët.

Është ndër filmat më të komplikuar në historinë e kësaj dysheje, me ngjarjen që ka një mister dhe kërkon angazhim më tepër se në filmat tjerë. Pra, më shumë se shpulla e grushte nga të dy, kësaj radhe kemi një enigmë që në del në plan të parë dhe na bën të ngujohemi në zgjidhjen e saj.

Megjithëkëtë, boksat e grushtet e Bud Spencerit e Terrence Hillit nuk mungojnë, por janë më të pakta, ose jo aq komike të them.

Bruno Corbucci vjen në regji dhe skenar, e që vërehet dora e tij në këtë film për dallim të atyre që ka bërë Enzo Barboni që besoj se janë më komikë, me më shumë aksion që preferojmë shumica e fansave të dyshes së famshme italiane.

Corbucci ka një stil pak më ndryshe, sidomos në regji, dhe “Miami Supercops” ngjan më shumë me “Aladdin” e “Thieves and Robers” të Terrence Hill e Bud Spencer.

Është film i mirë, klasik i “shpagetave të majamit” ta quaj. Nota personale: 3/5