Në vitin 2018 në Pyeongchang ishte pjesëmarrja e parë e Kosovës në Olimpiadat dimërore.

Albin Tahiri mori pjesë në të pestë disiplinat duke përfunduar dy herë në mesin e 40 më të mirëve, e duke shënuar rezultat edhe në tri tjerat (47, 50, 56).

Në vitin 2022, ai u kthye dhe përfundo i 30ti në sllallom të madh, i 35ti në lëshim, i 37ti në sllallom, dhe i 15ti në kombinim alpin.

I pesëmbëdhjeti!

Ndonëse 17 veta përfunduan garën nga 37të, por edhe Albini e përfundoi!

Ky është sukses.

Atë çfarë bënë Kiana Kryeziu, për të cilën ishte Olimpiada e dytë, dhe Drin Kokaj është dështim i përmasave të turpshme, e për të cilën nuk janë fajtorë asnjëri sa janë njerëzit që “punojnë” me ta!

Në sllallomin e Drinit, garues nga Qipro, Tajvani, Singapori e edhe Haiti përfunduan garën, të dy lëshimet!

Ndërkohë Drini nuk arriti të shënojë rezultat, të shohë vijën e finishit!

Edhe më keq ishte Kiana, e cila si 17 vjeçare përfundonte garën në sllallom të madh, e tash, katër vite më vonë, nuk arrin të përfundoj as lëshimin e parë të sllallomit të madh, gjë që bën skitaret nga Greqia, Filipinet, Madagaskari, e edhe Trindadi dhe Tobago!

Njëjtë ishte edhe në Super G, ndonëse ishte shteg shumë më i rëndë për t’u kaluar, por askush nuk po kërkon medalje nga ta!

Krejt çfarë ju duhet është përvojë!

Dhe sigurisht në vitin 2026 do të kenë më shumë përvojë, e do të përfundojnë garën, pasi vetë Albin Tahiri ishte 26-27 vjeç kur përfaqësoi Kosovën në Olimpiada!

Por, deri atëherë duhet të punohet!

Nuk duhet të kënaqemi më me pjesëmarrjen sepse tash kanë kaluar vite kur duhet të shohim sukseset e para, angazhimet e para, të kemi njerëz që punojnë në federata, të aktivizojnë rininë e të promovojnë sportin!

Më së paku faj në krejt këtë kanë Drini e Kiana, dhe fatkeqësisht mbrapa emrave të tyre fshihen dhjetëra njerëz që përfitojnë personalisht e financiarisht në shpinën e tyre!

Dy adoleshentë nuk mund të mësojnë veten si të bëhet ski e të përfundohet gara. Nevojiten ekspertë, të huaj sigurisht se lum ekspertët që i kemi, të kontribuojnë e të edukojnë gjeneratat e reja.

Këta kërkojnë investime e seriozitet, jo vetëm të priten fonde e të shfrytëzon në çështje logjistike!

Edhe më keq janë punët në sporte tjera si atletika e noti!

PJESËMARRJA NUK ËSHTË SUKSES!

Sot, RTK transmeton garën “fushore” në snoubord nga ora 13:00, stafetën e meshkujve në biatlon nga ora 14:30, dhe dyshet me saja bob nga ora 21:05.