Më në fund mund të jetë dita e medaljes për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Lara Colturi starton e para në garën e sllallomit e cila pritet të jetë më e vështira e olimpiadave të fundit me një numër të madh të skitareve që ndjekin medaljet. E ngjashme ishte edhe në sllallomin e madh, dhe kjo u pa më së miri ditë më parë kur disa nga favoritet si Julia Scheib e Michaela Shiffrin përfunduan larg medaljeve.
Lara Colturi starton e para, Semire Dauti nis e 78ta, Lisa Bunga e 84ta, e Kiana Kryeziu e 85ta mbyll garueset shqiptare në këtë Olimpiadë.
Përjashto Larën, për të tri tjerat Top50 do të ishte sukses! Lëshimi i parë është në ora 10:00, i dyti në ora 13:30, të dy duhet të transmetohen në RTK.
Nga garat tjera në program janë çerekfinalet në hokej mbi akull për meshkujt me disa përballje interesante si ajo ndërmjet Sllovakisë me Gjermaninë, derisa Kanadaja përballet me Çekinë, Finlanda me Zvicrën e SHBA-ja me Suedinë.
Garat e shtyra për shkak të motit të keq, në skijim akrobatik dhe snoubord zhvillohen në drekë, bashkë me sprintin ekipor në të dy gjinitë, 11:45 e 12:15, me Suedinë e Norvegjinë favorite përsëri.
Garë interesante pritet të jetë stafeta e femraven ë biathlon që fillon në ra 14:45.
Orari në detaje është në https://www.olympics.com/en/milano-cortina-2026/schedule
e të gjitha garat transmetohen në HBO Max.

