Kaori Sakamoto është njëra nga artistet më të mira në akull në këtë dekadë. Vetëm e bronzta në Olimpiadën e katër viteve më parë, dhe tri herë kampione e botës, japonezja ka qenë e pandalshme viteve të fundit.
Por, patinazhi artistik, sidomos tek vajzat, këto viteve të fundit mund të ketë një * pranë çdo suksesi me mungesën e artisteve ruse.
Pos kësaj ka qenë edhe një periudhë tranzicioni me yje të shumta të gjeneratës së vjetër që kanë gjetur rrugën te pensioni, si Carolina Kostner, Mao Asada, dhe një kamionë me ruse.
Sot, në programin e lirë, Kaori Sakamoto ka shansin e fundit të arrijë të artën olimpike, me konkurrentet kryesore bashkëkombëset e saja, Ami Nakai e Mone Chiba, pa harruar edhe amerikanen Alysa Liu. Interesant do të jetë programi i atletes së pavarur, ruses Adeliia Petrosian e cila shihet si vazhdim i asaj gjenerate të artë ruse, e cila po bartë pasojat e një lideri dhe politike vrastare!
Patinazhi artistik fillon në ora 19:00, e finalja e femrave në hokej mbi akull dhjetë minuta më vonë.
Është ditë e qetë, me shumë gara që vazhdojnë të anulohen për shkak të motit të keq.

