Mendoj që Olimpiadat dimërore për dy javë e tri ditë janë shumë të gjata në krahasim me garat që kanë. Katër ditët e fundit kanë qenë pak të mërzitshme, por ndoshta nuk është problemi te Dimëroret që janë të gjata, por që Veroret janë të shkurtra duke na ikur gara të shumta interesante.

Në ditën e fundit, meshkujt në bob katërsh kanë dy lëshimet e fundit në pistën e re të sajave në Cortina, të rindërtuar pas rreth 70 viteve, nga Olimpiada e kaluar në Cortina d’Ampezzo.

Gjermanët gjithmonë janë favorit në këtë sport.

Finalja e femrave në kërling vë përballë Zvicrën dhe Suedinë, e te ajo e meshkujve pritet të jetë në klasike moderne në përballjen mes Kanadasë dhe SHBA-së, një ndeshje me shumë rrahje në vjeshtë në garën e katër kombeve, sidomos pas situatës politike të rënduar mes dy vendeve mike.

Por, historia është në kros kountri te femrat, të cilat për herë të parë do të garojnë në maratonën prej 50km, disiplinë që deri tash ishte vetëm 30km në Olimpiada. Në mesin e favoriteve janë disa skitare, nga Karlsson e Andersson të Norvegjisë, me Diggins të Amerikës, e deri te Heidi Weng, e cila mendoj se personalisht meriton të ketë një vend në histori me këtë të artë.

Ndoshta në histori duhet të shkojë edhe karriera ime si gazetar sporti, ose siç preferoj ta quaj veten së fundmi, njeri që shkruan si hobi. Sidoqoftë, faleminderit kushdo që ka lexuar këtë seri shkrimesh. Nëse e ka lexuar dikush…