Më në fund, Nika dhe Domeni morën të artat e tyre, por në garën ekipore të përzier.
Fitorja e sllovenë nuk ishte asnjëherë në dyshim, dhe vetëm japonezët iu afruan deri në një masë.
Pa befasi ishte edhe gara e skijimit nordik/kros kountri, ku tri suedezet morën të gjitha medaljet te femrat, dhe Klaebo ishte i pakapshëm te meshkujt.
Ndër garat më interesante të ditës ishte finalja e kërlingut, apo siç mund ta quajmë shah mbi akull. Motër e vëlla, Isabella e Rasmus Wranaa siguruan të artën në hedhjen e fundit duke mposhtur amerikanët.
Befasi tjetër, përsëri në kurriz të amerikaneve, ishte gara e kombinimit alpin, ku Mikaela Shiffrin humbi të artën pas lëshimit të Breezy Johnson.
E arta i shkoi Austrisë me Katharina Huber e Arianne Raelder, ndërkohë e argjendta shkoi te Kira Weidle e Emma Aicher, e cila përsëri vetëm për 0.05 sekonda mbeti larg të artës.
Sot, e mërkurë, 11 shkurt
Gara e parë finale është Super G (11:30, RTK 4), apo super sllallomi i madh ku Marco Odermatt është favorit absolut, e më në fund kemi shqiptarin e parë në shtigje.
Denni Xhepa starton i 37ti, dhe renditja në Top 30 do të ishte sukses.
Fillojnë garat në kombinim nordik – kros kountri + kërcime me ski, si dhe hokeji mbi akull për meshkujt, me lojtarët profesionist të NHL që kthehen.
Njëra nga garat më të vjetra të skijimit akrobatik, “moguls” është në program nga ora 14:15, në të njëjtën kohë kur zhvillohet gara e biatlonit për femra në 15km individual (RTK1/4).
Çiftet në luzh kanë finalet nga ora 17:30 me Gjermaninë që kërkon të artat e radhës para Austrisë.
Jordan Stolz duhet të fillojë të mbledhë medaljet te meshkujt në patinazh artistik nga ora 18:30, e një orë më vonë fillon programi i lirë për vallëzim në akull me francezët ende favoritë para amerikanëve (RTK1/4).

