#MilanoCortina2026 (6) – Kiana

Më në fund është dita e Kosovës në Olimpiadën e Milanos dhe Kortinës.

Kiana Kryeziu, për herë të dytë në Lojërat Olimpike, do të garojë në Super Sllallom të Madh. Ajo starton si e 42ta, nga 43 skitare, dhe përfundimi në Top40 do të ishte sukses për arritjen e përvojëz.

Me lëndimin e Vonn, fituesja në këtë garë është bërë më e paqartë me italianet favorite kryesore, Ester Ledeckan si gjithmonë aty për të shkaktuar befasi, dhe talenten gjermane Emma Aicher që ndjek medaljen e tretë në këto gara.

Super G fillon në ora 11:30 dhe transmetohet edhe në RTK.

Gara tjetër më interesante për sot është ajo e Snoubord Krosit, që fillon në ora 13:45 me finalet që duhet të jenë rreth një orë e gjysmë më vonë. Edhe kjo transmetohet në RTK,

RTK fillon edhe me hokejin mbi akull me një super-ndeshje ndërmjet Çekisë dhe Kanadasë që fillon në ora 16:40.

Garat e luzhit përfundojnë me stafetën ekipore nga ora 18:30, përsëri në RTK, ndonëse personalisht nuk më pëlqen aq sa garat inviduale.

Në drekë, janë moguls për meshkujt, dhe më pas 10km skijim nordik për femra nga ora 13:00.

Patinazhi në shteg të shkurtër zhvendoset në mbrëmje, në ora 20:15 me dy finale, e ai në shtigje të zakonshme është në ora 16:30 me finalen e femrave në 5000m.

Dje në Super G për meshkujt, Franjo von Allmen fitoi të artën e tretë të tij, e Odermatt mbeti vetëm i treti. Denni Xhepa i Shqipërisë përfundoi i 34ti nga 42 garues, prej të cilëve pesë nuk përfunduar.

Garën në mënyrë bizare e përfundoi edhe legjenda e skitarisë italiane, Dominik Paris, të cilit iu shkëput skia nga këmba qysh në pjesën e sipërme të shtegut.

Italianët ishin me më fat në luzh duke fituar të dy garat e çifteve, për befasi, e në patinazh të shpejtë, Jordan Stolz filloi dominimin e tij me të artën në 1000m