#MilanoCortina2026 (7) – Federica

E kthyer vetëm një javë para Olimpiadës në shteg, Federica Brignone, e cila u lëndua në stërvitje në fund të sezonit të kaluar, bëri mrekullinë në shtegun që kërkonte një mrekulli për të sjellë medalje.

Italiania, fituese e Kupës së Botës vitin e kaluar, u bë një histori suksesi dje duke përfunduar e para në super-sllallomin e madh/Super G, duke siguruar të artën e parë për Italinë në skijim alpin.

Pas saj, u rendit Romane Miradoli, e cila ka pasur një ngritje në formë këtë sezon, dhe nderin austriak e shpëtoi Cornelia Huetter.

Fatkeqësisht, Kiana Kryeziu nuk arriti të mbyllë garën, por nuk është për t’u dëshpëruar marr parasysh që shtegu ishte prej më të vështirëve së fundmi duke shtyrë edhe emra si Sofia Goggia, Breezy Johnson (e arta në lëshim), e Emma Aicher të mos arrijnë të përfundojnë garën.

Në kros kountri, kësaj radhe Suedia mori vetëm dy medalje, me Frida Karlsson e Ebba Andersson në dy pozitat e para, para Jessie Diggins.

Francesca Lollobrigida po vazhdon rikthimin e saj sensacional duke marr edhe një të artë tjetër, kësaj radhe në 5000m patinazh të shpejtë, e në shtigje të shkurtra, Arianna Fontana përfundoi vetëm e dyta në 500m.

Hokeji mbi akull filloi furishëm për amerikanët të cilët demoluan Letoninë (5-1), e edhe më e rëndë ishte fitorja e Kanadasë ndaj Çekisë, 5-0, që llogaritet favorite.

Sot garat finale fillojnë pas mesditës.

Në ora 13:00 është kros-kountri/skijim nordik me meshkujt në 10km stil i lirë.

Biathloni fillon me disiplinat më interesante, me sprintin e meshkujve në ora 14:00 (RTK4), e maratona e meshkujve në patinazh të shpejtë fillon në ora 16:00 (RTK1&4) me garën në 10km.

Në mbrëmje ka snoubord (19:30, RTK1&4), dhe më interesantja është gara e skeletonit të meshkujve.

Përmbledhja ditore në RTK1 është si zakonisht në ora 17:00 dhe 23:00.