Te filmi i dytë i Tom Cruise për misionin e tij të pamundur, që mund të cilësohet nga shumëkush, sot, si ndër më të dobëtit në krejt serinë, kemi skenën legjendare, që edhe definon ndoshta karrierën e Cruise pas viteve 2000ta, edhe krejt serinë e Mission: Impossible.
Ngjitur nëpër shkëmbinjtë e Jutës, Tom Cruise sjell Ithën Hantin tash në një bashkëpunim të papritur ndoshta, me një hajdut, dhe atë kundër një ish-agjenti të IMF.
Në regji të John Woo, filmi sjell aksion e shpejtësi sa të duash, por njëkohësisht kjo edhe duket se lëndon filmin më së shumti.
Si rrjedhojë, kemi skena të shkurtra e të shpejta, por mbi të gjitha kemi lidhjen e Ithënit me Nian, që del të jetë shumë e ngadaltë dhe e ngathët, sigurisht nga mungesa e harmonisë skenike që kanë pasur Tom Cruise e Thandie Newton në film.
Atëherë ka qenë film goxha interesant, sidomos për adoleshentë, por tash është kokëçarje, sidomos kur krahasohet me filmat tjerë të kësaj serie. Nota personale: 2/5

