Në filmin e fundit në rolin e agjentit Ithën Hauk, Tom Cruise përkujdeset që të japë aktrimin më të përsosur të jetës së tij, jo vetëm si ky karakter, para se të lëshojë perden mbi gati tri dekada seri filmash.

Te misioni final, ngjarja fillon dy muaj pas gjetjes së çelësit të kodit burimor në inteligjencës artificiale të njohur si Entiteti. Ai merr një telefonatë nga presidentja e vendit që ky AI po vë nën kontroll sistemet nukleare anembanë botës me planin final për të shfarosur njerëzimin.

Kundër Entitetit, Lutheri ka zhvilluar një “anti-pilulë,” por para se të marrë atë, Ithëni kontakton vetëm AI-në, e cila ia paraqet të ardhmen e afërt kur ajo të pushtojë botën.

Në krejt këtë mision, Entiteti nuk është vetëm, por ka njerëz si Gabrieli i cili vjedhë “anti-pilulën” dhe kërkon modulin “Podkova” që të sigurojë qasjen e plotë mbi Entitetin.

Megjithatë, Ithëni ka tjetër plan, dhe ky plan përfshinë atë të kalojë nëpër të gjithë ambientet nga uji, akulli, deri në ajër e zjarr, për të parandaluar apokalipsin.

Pos kësaj “aventure,” në këtë përmbyllje shfaqen edhe miq e armiq nga e kaluara, duke shërbyer si një përmbledhje e karrierës së Ithënit.

Tom Cruise bën më shumë se që është e mundur nga vetja në performimin e disa prej skenave “të çmendura” nga thellësia e oqeanit deri në retë në qiell. Është filmi i Tom Cruise, i cili vetë, në mënyrën më të mirë, i jep fund kësaj serie, që e bën “Mission: Impossible” njërën prej serive më të mira të filmave aksion/triler ndonjëherë.

Hayley Atwell, Ving Rhames, Simon Pegg vijnë në rolet tjera ndihmëse pa përjashtuar edhe karaktere tjera me hapësira më të vogla të cilat ndihmojë në shtjellimin e historisë.

Super-film, një finale që i ka hije, dhe që meriton si Tom Cruise, edhe Mission: Impossible. Nota personale: 5/5