Në atmosferën e “Good Luck Chuck,” Dane Cook tash vjen me emrin Tenk, si një djalë që i bën vajzat ta urrejnë dhe të kuptojnë se sa i mirë ishte ish-i i tyre.
Kur e sheh këtë aftësi të tij, Tenku fillon të kryejë punë të mira, dhe për këtë i ofrohet mikut të tij, Dastinit, që portretizohet edhe nga një yll i viteve 2000ta që tash ka mbetur veç në kujtime, por për role krejt të ndryshme nga ato të Dane Cook – Jason Biggs.
Dastini punon me Aleksis – Kate Hudson, e cila e sheh veten të ngujuar në një lidhje pa potencial me të, dhe kërkon të ndahen. Si çdo djalë naiv, përfshirë autorin e këtij shkrimi, kur sheh se një vajzë po tërhiqet, edhe Dastini fillon të ofrojë edhe më shumë se çfarë ka bërë deri tash, por kjo sigurisht që nuk kryen punë.
I mbetur pa zgjidhje, ai provon të angazhojë mikun e tij të ngushtë, Tenkun, për t’ia bërë djemtë bajat Aleksisit, por nuk do të jetë një mision aq i lehtë për të.
Kur fillon të dyshojë në aftësitë e tij zullumqare, Tenku vendos të kërkojë ndihmë nga babai i tij, i cili është edhe më i tmerrshëm se Tenku me vajzat, një profesor universiteti, i portretizuar nga Alec Baldwin.
Pra, është një komedi romantike ndryshe, ku karakteret kryesore provojnë të jenë sa më të pështira, ndonëse nuk ka ndonjë pamje eksplicite ekstreme, për të dëshmuar se janë të këqij. Për këtë dallon nga “Good Luck Chuck,” ku Dane Cook luan rolin kryesore. Nota personale: 2/5

