Pas shëtitjes nëpër Amerikë, Grisuolldët shkojnë në një program garues ku, krejt pahiri, fitojnë udhëtim nëpër Evropë.
Chevy Chase e Beverly D’Angelo ndonëse kthehen në rolin e prindërve, fëmijët ndërrohen, dhe janë më të dobët se nga filmi i parë, ndoshta për shkak të karakterit dhe moshës që portretizojnë.
Pos fëmijëve, ana tjetër negative e filmit janë pjesët nudo dhe klishet nëpër kryeqendrat evropiane, si për evropianët, si për familjen Grisuolld dhe amerikanët.
Grisuolldët së pari aterrojnë në Londër, që ndoshta është pjesa më e mirë e filmit me Kllarkun që vozit në anën e kundërt të rrugës, dhe pjesa me Eric Idle që nuk është e vetmja, fatmirësisht.
Pas Anglisë, larg ëndrrave për të takuar familjen mbretërore dhe të ngujuar në rrethrrotullim, Grisuolldët kalojnë në Paris, që bashkë me Romën duhet të jetë pjesa më e kotë e filmit. Pjesa me Gjermani është më në nivel, ndoshta për shkak të familjes që takojnë.
Filmi, më ndryshe se nga aventura amerikane, baraspeshon talljet me të dyja palët, por prapë, nevoja për të futur pjesë për të rritur të kujton humoret e televizioneve të Shqipërisë që gjithmonë në qendër të shakasë kanë pasur diçka të “pistë.”
Nuk është pa momente komike, por gjithmonë sikur teprohen dhe sforcohen. Nota personale: 2/5

