Our Little Secret (2024)

Our Little Secret (2024)

Netflixi të jep jetëëëë!

Në stilin e pijes së njohur energjetike, Lindsay Lohan mund të bënte një promocion për Netflixin, që shumë thjesht, i ka ngjallë karrierën dhe vet jetën.

Prej se ka filluar të xhirojë filma për Netflix, duket sikur aktorja që ka shënuar fëmijërinë e shumë gjeneratave ka rikthyer karrierën në binarë. Dhe filmi i fundit veç sa konfirmon këtë.

Si zakonisht, filmat e saj janë njëlloj komedie romantike, shpesh në periudha festash, ngjashëm si “Our Little Secret.”

Këtu ajo takohet me ish-të dashurin në festën që bashkon partnerët e tyre aktual, të cilët në fakt janë motër e vëlla. Që mos të bëhet situata e pakëndshme, ata vendosin të shtiren se nuk njihen, ndonëse vijnë nga një vend i vogël, por sekreti i tyre do të jetë zor të mbahet.

Janë rreth 100 minuta manovrime për të fshehur sekretin e tyre, shpesh me ngjarje deri diku komike, dhe karaktere dytësore që e bëjnë këtë një komedi romantike klasike, që befason për të mirë në fund.

Harmonia skenike ndërmjet Lindsay Lohan e Ian Harding është e këndshme, e ndihmojnë edhe karakteret dytësore, historia e të cilëve del të jetë goxha interesante në fund.

Our Little Secret” më ka befasuar për të mirë për mënyrën e realizimit si film në tërësi. Ka qenë goxha argëtues si film mbi-mesatar. Nota personale: 3/5