Persona (1966)

Persona (1966)

Njëri ndër filmat më tronditës dhe të thellë të Ingmar Bergman është historia e një aktoreje që futet në atë mund të themi tronditje dhe papritmas ndalon së foluri dhe lëvizuri.

Në tentim për të gjetur diagnozën e kësaj “sëmundje,” teste të ndryshme, e edhe të frikshme për dikë, bëhen qysh në fillim të fundit para se të përcaktohet një infermiere kujdestare për atë.

Kjo infermiere, e quajtur Alma, është e kundërta e aktores, Elizabetës. Alma flet e flet, ndërkohë Elizabeta dëgjon e dëgjon!

Dhe krejt filmi duket të jetë si një terapi e kundërt, ku Alma i tregon Elizabetës për jetën, historitë, ato që e mundojnë, derisa ajo që duhet të flasë dëgjon dhe sikur bëhet më e afërt, më e ndjeshme për historitë e Almës, dhe vetë Almën.

Dy muzat e Bergmanit në film, Bibi Andersson si Alma dhe Liv Ullmann si Elizabeta vijnë në rolet kryesore, me një harmoni të mrekullueshme në skenë, ndonëse portretizojnë karaktere krejtësisht të ndryshme.

Filmi ka një ndjenjë të ndryshme të fotografisë, më saktë kontrastit, që përshtatet për mrekulli me temën dhe historinë që shtjellohet, sidomos në kapjen e majave të monologëve të Anës.

Nuk është ndër filmat më të lehtë të Bergmanit, sidomos në fillim, por pastaj disi mund të adaptoheni me të. Nota personale: 4/5