Si film debutues për një regjisor, adaptimi i një vepre aq të madhe në historinë e letërsisë jo vetëm britanike, më pak se një dekadë pas serive pothuajse të përkryera të veprave kryesore të Jane Austen, barra do të duhej të ishte e jashtëzakonshme mbi supet e Joe Wright.
Dy dekada pas, ky film mbetet ndoshta adaptimet më të mira të veprave të Jane Austen, duke shërbyer një urë ndërmjet veprës letrare dhe versionit filmit të historisë së Elizabeth Bennet, për të cilin “devijim” sado minimal nga romani ishte kritikuar regjisori.
Historia mënjanë, filmi shkëlqen në fotografi dhe kostumografi duke i dhënë një nuancë moderne historisë së motrave Benet dhe “gajleve” të nënës së tyre për t’i martuar.
Keira Knightley, vetëm 20 vjeçare atëbotë, bën një punë aq fantastike sa që ky rol do të jetë si një letërnjoftim për të edhe në ditët e sotme, përkundër titujve tjerë që do ta ngrenë në majat e kinematografisë.
E kur sheh edhe emrat në rolet tjera, nisur nga portretizimi i përkryer i Matthew Macfadyen në rolin e z. Darsit, dhe emrat tjerë që do të shkëlqejnë deri në shpërblime kinematografike si Rosamund Pike e Carey Mulligan, Kelly Reilly e Jena Malone, ky film duket si një “draft” i yjeve, të cilat si mentorë kishin emra si Donald Sutherland, Judi Dench, e Brenda Blethyn.
Krejt këta faktorë e bëjnë këtë adaptim të veprës së njohur të Jane Austen një transformim të denjë për ekranin e madh, e deri sot, versionin më të mirë filmik. Nota personale: 5/5

