I adaptuar për film nga shfaqja teatrale e Ian McKellen në rolin e Riçardit të Tretë, ky film është ndër të rrallët për këtë histori shekspiriane që del të jetë një version adekuat i saj.
Filmi është fund e krye i Ian McKellen.
Legjenda e kinematografisë britanike bën edhe skenarin, dhe ndonëse nuk kishte mundur të merr me vete në film edhe regjisorin e shfaqjes, ai me Richard Loncraine adapton historinë e Riçardit në një version më ndryshe të Britanisë së Madhe, nga ajo e Shekspirit.
Gjithçka fillon ndërmjet dy luftërave botërore, kur Riçardi vret dy rivalët e tij qysh në fillim dhe fillon të uzurpojë pushtetin me çdo mënyrë të mundshme, pa mëshirë në askënd e në asgjë.
Ky ndryshim kohor i mbetet besnik thelbit të ngjarjes, ndonëse nuk është nga ato adaptimet fjalë për fjalë të veprave të Shekspirit por në një periudhë kohore më ndryshe.
Përkrah Ian McKellen, i cili është pothuajse në çdo skenë, në rolet tjera vijnë edhe Maggie Smith, Kristin Scott Thomas, Jim Broadbent, bashkë me Annette Bening e Robert Downey Jr.
Është një film shekspirian më ndryshe, me luftëra e shpërthime, e me manipulime e mashtrime.
Fotografia është e përshtatshme me ngjarjen dhe ambientin, por disi mund të duket i ngutshëm e i komplikuar, varësisht nga njohuritë paraprake për veprën në fjalë. Është film fenomenal për fansat e Ian McKellen, përndryshe mesatar. Nota personale: 3/5

