Baz Luhrmann provon të “modernizojë” veprën e njohur të Shekspirit në një mënyrë të veçantë.
Ai merr ngjarjen dhe e vendosë në një Los Anxhelos të viteve të 90ta, viteve të para pas rënies së Murit të Berlinit, me hip hopin në ngritje, në një paralagje të Veronës.
Derisa ndryshon gjithçka, vetëm dialogu mbetet origjinal, dhe kjo e bën një mishmash sa interesant, aq edhe të padurueshëm për fansat e mëdhenj të Shekspirit.
Pra, është njëri nga adaptimet më të pazakonta të kësaj vepre, dhe një kombinim që thjesht nuk ka kuptim, sikur ato ëndrrat kur ke temperaturë!
Në rolet e Romeos dhe Xhulietës vijnë Leonardo DiCaprio e Claire Danes, që goxha shumë përshtaten me këto role, sa për moshën, sa për zanafillën në karrierën e tyre artistike. Në fakt, këta dy mund të jenë ana e vetme pozitive nga ky film.
Në rolet tjera vijnë emra si Paul Rudd, John Leugizamo, Harold Perrineau.
Ideja mund të jetë mbresëlënëse, edhe realizimi duket të jetë i mirë, për ata që duan kësisoj kombinimesh. Për mua, prej fillimit deri në fund ka qenë vetëm kureshtje për mënyrën si ka menduar ta bëjë Luhrmann këtë.
Ndër adaptimet më të veçanta, dhe më të padurueshme të kësaj historie. Nota personale: 2/5

