Çka bën baba për të bijën?
Fillon të vjedhë dyqanet e McDonalds kur zbulon një “vrimë,” të përbashkët. Por, çdo çudi zgjat tri ditë, dhe në ditëlindjen e të bijës, Jeffrey bastiset dhe kapet nga policia.
Nuk dënohet për vjedhje por që ka “kidnapuar” tre punonjës të një dyqani duke i mbyllur në frigorifer, ani pse të gjithëve u jep pallto si shenjë kujdesi. Dhe ky dënim është më gjatë se që dënohesh në Kosovë për vrasjen më mizore!
Megjithatë, ai gjen rrugën disi te liria dhe kalon kohën i fshehur në një qendër tregtare lodrash ku improvizon një strehë, e që është tema kryesore e filmit.
Në rolin kryesor, atë të Jeffrey Manchester, një ish-marinë amerikan nga Karolina Veriore në jetën e të cilit bazohet filmi, vjen Channing Tatum. Kirsten Dunst e Peter Dinklage janë në rolin e punëtorëve të qendrës tregtare, e LaKeith Stanfield e Juno Temple në rolin e miqve të Jeffreyt.
Regjinë e skenarin Derek Cianfrance, i njohur për filma të ngjashëm si Blue Valentine, Sound of Metal, e edhe Roofman nuk dallon shumë për nga estetika dhe pjesa teknike me filmat tjerë të tij.
Është një histori mirë e shtjelluar, e përpunuar si duhet, që të afron edhe me karakteret. Edhe më emocionale është fakti që bazohet në ngjarje të vërtetë, që të shtyn të bësh tifo për karakteret.
Një film i mirë të cilin e bën edhe më të mirë fakti që është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Nota personale: 4/5

