Në njërin nga filmat më të trentë familjar të Robin Williams, ai punon si një ekzekutiv në një kompani pijesh në Los Anxhelos.
Edhe punën edhe familjen zor është t’i mbash, kështu që ai provon t’i bashkojë të dyja.
Pasi pushimet në Havaji nuk po bën, Bobi (Robin Williams) vendos ta marrë një automjet rekreacioni a qysh i thojnë në shqip – RV, edhe të vizitojnë Amerikën deri në Kolorado.
Pse në Kolorado?
Sepse aty ka një takim pune të urdhëruar nga shefi i tij!
Rrugës për aty, pa njohuri për RV-në e me stresin e takimit të punës, Bobit i bëjnë vaki të gjitha që mund t’ju shkojnë në mendje, e edhe disa që nuk mund t’ju perceptoj mendja.
Ashtu si duhet, familja e tij janë goxha të padashur si karaktere – Cheryl Hines, Josh Hutcherson, dhe mjerë ata që ju kujtohet “këngëtarja” joJo.
Jeff Daniels, Kristin Chenoweth vijnë si një familje tjetër në këtë udhëtim ferri, që ndoshta për shkak të disa skenave pak të pista nuk merr lëvdatën që meriton.
Për shumëkënd mund të duket komedi pa takt, për të vjellë, por për mua është goxha e mirë, me plot të qeshura. Tekefundit është Robin Williams.
Është një rrugëtim i mirë nëpër Amerikë, një rrugë larg civilizimit e deri në majat e maleve. Nota personale: 3/5

