Sherlock Jr. (1924)

1924: American comedian Buster Keaton (1895-1966) armed with only a magnifying glass and a copy of ‘How To Be A Detective’ hopes to become a great detective in the film ‘Sherlock Junior’. (Photo by John Kobal Foundation/Getty Images)

Mjeshtri i komedisë fizike me disa nga aktet më të guximshme dhe më të çmendura në histori të filmit, të cilat sot as nuk provojnë t’i bëjnë milionerët e Hollywoodit, vjen me një tjetër super-vepër të tij, tash në rolin e detektivit të njohur.

Buster Keaton tash është një projeksionisti filmi, i dashuruar në një vajzë të re, por një “sheik” lokal i merr vajzën kur e akuzon që i ka vjedhur orën vjehrrit. Pas kësaj akuze, Projeksionisit shkon në gjumë, dhe aty në ëndërr bëhet Sherloku i ri.

Në rolin e Sherlokut, ai fillon të hetojë në detaje humbjen e orës duke provuar të dëshmojë pafajësinë dhe të rikthejë vajzën e tij, në këtë rast Kathry McGuire.

Këtu, Buster Keaton bën disa skena të frikshme, ndjek trenin me motoçikletë, kërcen nga treni, e pos këtyre skenave, ai përdor edhe disa trika magjie që të habisin për mjeshtërinë e realizimit atëbotë.

Fund e krye është argëtim, sa për skenarin e thuktë, sa për aktet e çmendura. Kryevepër e Buster Keaton. Nota personale: 5/5