E di që nuk ka shumë fansa të Tim Allen këndej, së paku jo këta të pasluftës.

Por, edhe të paraluftës që e mbajnë në mend nga transmetimet e “Home Improvement” në kanalet gjermane ashiqare kanë preferuar diçka më ndryshe.

“Shifting Gears” mund të gjejë hapësirë te disa fansa të “2 Broke Girls” me Kat Dennings e cila vjen në rolin e bijës së Tim Allen, e cila kthehet te babai pas një divorci, dhe me dy fëmijët e saj.

Fëmijët janë karaktere të dashura – e bija, e vogla, është një fëmijë me mendje biznesmeneje, e djali, pak më naiv, merret me gjëra më të kota.

Në sezonin e dytë, për fansat e komedive klasike, në këtë rast “Dharma & Greg,” hapësirë më të madhe në film gjen Jenna Elfmann, e cila luan rolin e shefes së Rajllit (Kat Dennings) dhe të dashurës së Matit (Tim Allen).

Ky sezon është edhe më shumë për fansat e “Home Improvement,” nga i cili univers vjen kolegu i Tim Tajlorit, All dhe gruaja e tij, me role episodike.

Por, këta nuk mjaftojnë, dhe kemi edhe emra të njohur nga bota e sportit, ose më mirë të themi shokë të Tim Allenit të cilët vijnë për rolet të tilla.

E ngjarja vazhdon të shtjellohet me Rajllin, e cila tashmë ka biznesin e saj, fillon të kërkojë dashurinë, e edhe mësojmë më shumë për të kaluarën e saj.

Sezon i mirë i dytë, mesatar. Personalisht, do të doja më shumë të ishte “Last Man Standing,” por nuk është.

“Shifting Gears,” ende mbetet seria e tretë më e mirë e Tim Allen, edhe pas sezonit të dytë mesatar. Nota personale: 3/5