Për t’i ikur censurës së televizionit, por edhe të kinemasë që do ta vendoste filmin të përshtatshëm vetëm për 18+ vjeçarët, Matt Stone dhe Trey Parker, përkundër titullit, kanë prerë filmin në saktë 399 “f*ck”-s.
Si për ironi, kur e shikojmë çerek-shekulli më vonë, filmi përshtatet shumë me situatën aktuale në Amerikë dhe në botë.
Krejt muhabeti fillon kur katërshja e fëmijëve, Steni, Kajlli, Eriku, dhe Keni, përvidhen në kinema për të parë dyshen e famshme kanadeze, Terrens dhe Fillip në filmin me plotë të shara dhe humor për të rritur.
Të “inspiruar,” nga ky film, katërshja fillon të mos kursej fjalët ofenduese, dhe rrjedhimisht kemi dy nga skenat më legjendare në botën e “South Park,” – fu*ksat në klasë, dhe kënga e Kartmanit për Shillen.
Kjo sjellje e tyre shtyn qytetarët e South Park të mobilizohen dhe të nisin luftë kundër Kanadasë, si dhe një pajisje/çip që do të parandalojë fëmijët të përdorin fjalë të “ndyta.”
Dhe, për t’u ndërlidhur me sezonin e fundit të “South Park,” kemi Shejtanin në shtrat me Sadamin, dhe planin e tyre për të dominuar botën!
Filmi është parajsë për fansat e South Park, jo vetëm për shkak të mungesës së censurës, sa për krejt historitë që përzihen dhe ndërlidhen për mrekulli, me disa momente që shkojnë më thellë në të kaluarën e karaktereve, sidomos të Kartmanit!
Kryevepër për fansat e satirës thumbuese, nga dy mjeshtrit e kësaj komedie, të cilët nuk kanë kursyer temë për të kritikuar në mënyrë artistike as atëherë, e as në 28 sezonet e serisë, përfshirë episodet speciale. Nota personale: 5/5

