Në tren, rrugës për te gruaja e tij nga e cila dëshiron të ndahet, tenisti i njohur Guy takohet me Brunon. Ky e njeh Guy nga gazetat, e edhe e di lidhjen e tij me të bijën e një senatori, Anne.
Aty për aty, Bruno e ka një ide që do t’i “rehatonte” të dy.
Bruno do të vret gruan me të cilën është i martuar Guy, Miriam. Në këmbim, Guy do të vret babanë e Brunos.
Kështu, të dy do të dyshohen të kenë kryer vrasjen e të huajve, dhe në mungesë motivi e provash, do të liroheshin, edhe nga dënimi, por edhe nga personat që u zënë rrugën.
Mjafton ky muhabet të tërheqë në njërin nga filmat më të mirë të Alfred Hitchcock, i cili nuk ka nevojë as për emra të njohur të kinemasë, as për ngjyra, sepse ai është ndër rrëfyesit më të mirë që ka njohur kinematografia ndonjëherë.
Guy nuk pranon planin e Brunos, por sa për ta heqë qafe përzihet në muhabet deri kur të dalin nga treni. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi për Brunon, i cili si një psikopat vazhdon drejt përfundimit të pjesës së tij të planit, ndonëse pa miratimin e Guy.
Kjo mosmarrëveshje vazhdon të ketë ndikim në jetën e shumë njerëzve me ngjarje të papritur, e edhe të pabesueshme para një finaleje tipike hiçkokiane.
Si film-noir, me vrasjen në qendër, një atmosferë zymtësie që mbizotëron edhe në skenat ku do të duhej të kishte gazmend e hare, ‘Strangers on a Train’ shfrytëzon temën dhe ankthin për të na mbajtur të lidhur deri në fund, duke dalë të jetë një film që përmbushë pritjet e një trileri që na premtohen qysh në skenën e parë, pavarësisht nga përmbajtja së dialogut.
Një vepër që ka nënshkrimin e Alfred Hitchcock, por me një temë e ambient goxha të veçantë. Nota personale: 5/5

