Sweet Home Alabama (2002)

Sweet Home Alabama (2002)

Dy fëmijë, Xhejku dhe Melani, kur shohin një rrufe të godasë plazhin, betohen se do të martohen një ditë.

Shumë vite më vonë, Melania është një disenjatore mode në Nju Jork, në lidhje me të dashurin e saj, të birin e kryetares së Nju Jorkut. Kur ai i propozon asaj martesë, Melania vendos të kthehet në vendlindje, në një botë krejt tjetër nga glamuri i Nju Jorkut, në Alabama.

Për të vazhduar me të ardhmen, ajo duhet të përballet me të kaluarën, dhe kjo dashuri vjeshtore inspiruar nga kënga e njohur e Lynyrd Skynyrd, është një film i këndshëm romantik, tipik amerikan, me Reese Witherspoon e cila kap dhe ngre në piedestal rolin e Melanisë duke gjetur veten në të dy botët që e ndajnë ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes.

Është e pamundur të mos duam karakterin e saj, pasi vet Reese Witherspoon ka një lloj fytyre që përshtatet me karakterin e Melanisë, një vajzë që nuk i dorëzohet rrethanave dhe kërkon e edhe e merr më të mirën.

Josh Lucas, Patrick Dempsey, e Jean Smart vijnë në rolet tjetra, pa harruar edhe karaktere tjera me më pak hapësirë, por që ndihmojnë zhvillimin e ngjarjes, sidomos në “shtëpinë e ëmbël” në Alabama.

Romancë tipike amerikane që ndesh kulturat, pa shumë komplikime, pa u thelluar panevojshëm në histori, thjesht rreth 100 minuta argëtim duke pritur se çka e si do të bëjë karakteri kryesor e si do të reagojnë tjerët. Nota personale: 4/5