Pengesat Janë 10 pengesa në garën 400m, rreth 76cm të larta, të cilat zakonisht vonojnë atletet deri 3-4 sekonda për të kaluar këtë distancë për dallim prej atyre që vrapojnë në 400m pa pengesa. Për Femke Bol pengesat shkaktojnë humbje kohe prej vetëm 0.93 sekondash këtë vit. Holandezja 24 vjeçare mori vëmendjen e të gjithëve…
Kromozomet Po të kyçeshit me vonesë në meçin gjysmëfinal të Imane Khelif kundër tajlandezes Janjaem Suwannapheng, nga fytyra s’do t’i dallonit që janë femra, nëse nuk do të kishin kapelën mbrojtëse në kokë, të cilën e mbajnë vetëm femrat tash në boksin amator. Dukja nuk përcakton gjininë në sport, diku tjetër ndoshta! Po ta shihnit…
100m Finale më të baraspeshuar në 100m nuk kam parë ndonjëherë. Ndoshta për fajin se pjesën më të madhe e kam kaluar nën dominimin e Maurice Greene, edhe pastaj të legjendës Usain Bolt. Askush më shumë se Noah Lyles nuk meritonte të artën, ndonëse për dallim aq minimal (0.005 sekonda) është njëfarë padrejtësia ndaj Kishane…
Hana Rezultati i Hana Beiqit ishte shembullor, por në nivel me atë që ka arritur Lum Zhavelli në Olimpiadën e Rios në të njëjtën disiplinë. Potencial është i dukshëm, por pjesëmarrja jonë në Olimpiada e Kampionate Botërore e Evropiane në not është sa për sy e faqe. Fakti që në tri Olimpiada, në të cilat…
Noti Hana Beiqi zhvillon garën e saj olimpike pas orës 11:00 kur fillojnë kualifikimet për 50m stil i lirë. Hana është në grupin e gjashtë, që ndoshta vonon disa minuta deri t’i vije radha. Ajo është përfaqësuesja e fundit e Kosovës në këtë olimpiadë, dhe nga nesër mund të merremi me sportet dytësore, ose me…