Në një bodrum, dy policë arrestojnë një burrë për vrasje. Është një vrasje e pazakontë – me kamë në zemër të viktimës. Dorasi thotë se viktima është vampiri i fundit në Londër, konti Drakula, por policët që nuk besojnë në këtë histori të vampirëve e arrestojnë për vrasje. Pa dëshmitarë, dorasi kërkon ndihmën e psikiatrit…