‘Concussion’ mbetet një film i rëndësishëm për sportin e futbollit amerikan dhe historinë e tij. Një film që sjell në pah edhe një herë talentin që ka Will Smith për të aktruar.
‘The 33’ mbetet një film i dobët, i realizuar dobët, duke nënvlerësuar ndoshta një temë aq interesante që ishte bërë lajm botëror në kohën kur kishte ndodhur.
Ky film ka mundur të jetë shumë më i mirë, sikur të kishte pak më shumë ‘jetë’ në skenar. Në mungesë të kësaj, filmi provon të marr masa të skajshme, brutale, në përçimin e mesazhit që e bën filmin të dështuar për mendimin tim. Filma të këtillë na nevojiten. Por, gjithashtu nevojitet edhe një përkushtim…
Është një film mirë i përpunuar në të gjitha aspektet. Skenari dhe aktrimi janë kompozuar për merak, duke ofruar një rrugëtim të kënaqshëm edhe për neve si shikues. Nota personale: 4/5
’45 Years’ është një film që përcjell një mesazh të rëndësishëm – kemi një jetë dhe duhet të zgjedhim mirë me kë ta kalojmë. E pjesa e dytë e mesazhit është që përkundër të kaluarës, ajo çfarë ka rëndësi është e tashmja, qoftë edhe pas 45 vjetëve të kaluara në kurorë. Nota personale: 5/5
Beasts of No Nation’ është edhe një tregim për tmerrin e luftërave afrikane që fatmirësisht kësaj radhe nuk është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Nota personale: 4/5
‘300’ ka qenë një film relativisht inovativ në disa aspekte kur kishte debutuar në vitin 2007. Pos realizimit teknik që sillte në lëvizje të ngadalësuar – slow motion, me të gjithë ato duele me shpata, solo-aksionet e 300 spartanëve, plot gjak, dhe një prapaskenë të errët ngjyrë gruri; edhe skenari ka qenë mirë i përpiluar.…
Skllavëria vazhdon të mbetet temë prekës dhe inspiruese për shtjellim në filmat artistik. Sa herë që kemi një film të tillë padyshim që bënë bujë, sidomos kur është i realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Ngjashëm ndodh edhe me ’12 Years a Slave’ të Steve McQuinn. Një film i realizuar për mrekulli, por, me një temë…
Do të thosha se ‘sikur në asnjë film tjetër karakteri i Leonardo DiCaprios dominon filmin fund e krye’, por, megjithatë kjo më ndal qysh tek ‘The Great Gatsby’ pa u kthyer në kohë. Nuk është roli më i mirë në karrierë i DiCaprios. Nominimin për Oskar nuk e meriton para Tom Hanks e Robert Redford…
Sandra Bullock dhe Melissa McCarthy duket të jetë kombinim i këndshëm në shikim të parë. Edhe është kombinim i tillë në filmin ‘The Heat’. Filmi shfaq një lidhje ndërmjet një agjenteje të FBI-së – Sandra Bullock, dhe një detektiveje lokale – Melissa McCarthy. Ato janë të detyruara të bashkohen në punën e tyre për interesa…